Smalling: Duhet të fitonim me çdo kusht, tani e ka radhën Bodo/Glimt

by admin
Spread the love

Chris Smalling është shpallur lojtari i ndeshjes, pasi goli i tij i ka dhuruar fitoren Romës përballë Salernitanës.

“Edhe pse ishim në disavantazh në përfundim të pjesës së parë, donim me çdo kusht fitoren. Nuk mund ta humbisnim këtë ndeshje, e fituam me karakter dhe rendiment.

Për fat të keq kam patur një dëmtim serioz. Po punoj fort dhe jam në dispozicion të skuadrës. Ishte shumë e rëndësishme kjo fitore në kampionat, por duhet të fitojmë edhe në Conference League.

Duhet të luajmë me të njëjtin karakter. Do të jetë e vështirë, por do t’ia dalim”, ka thënë për “Dazn” mbrojtësi anglez i Romës. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like