SLLOVAKI – Dëbohen 35 diplomatë rusë me dyshimin për spiunazh

by admin
Spread the love



BRATISLAVË, 31 mars /ATSH-DPA/ – Sllovakia dëboi 35 punonjës të ambasadës ruse me dyshimin për spiunazh.

”Bazuar në informacionet e shërbimeve sekrete për veprimtarinë e një diplomati tjetër rus në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, sot është thirrur ambasadori i Federatës Ruse”, njoftoi dje Ministria e Jashtme në Bratislavë.

Ambasadori ishte informuar në një notë diplomatike se stafi i ambasadës ruse do të duhej të reduktohej me 35 punonjës.

Kryeministri Eduard Heger e justifikoi hapin rigoroz si një vetëmbrojtje urgjente për Sllovakinë.

“Të 35 diplomatët që po dërgojmë tani në shtëpi jo vetëm që ishin tepricë në funksion të marrëdhënieve tona aktuale dypalëshe, por përfaqësonin një rrezik jashtëzakonisht të lartë sigurie”, i tha Heger agjencisë shtetërore sllovake të lajmeve TASR.

Ministria e Jashtme sllovake priste që marrëdhëniet të përmirësoheshin vetëm “kur Rusia t’i jepte fund luftës në Ukrainë dhe diplomatët e saj të ktheheshin në praktikën normale”./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPanairi “Work & Study”, inkurajim për punësimin e të rinjve


You may also like