SLLOVAKI – Bie qeveria pas votimit të mosbesimit

by admin
Spread the love

BRATISLAVË, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Qeveria konservatore-populiste e kryeministrit, Eduard Heger në Sllovaki është rrëzuar pas një votimi mosbesimi.

Në parlamentin e Bratislavës, 78 nga 150 deputetë votuan sot në favor të një mocioni mosbesimi nga partia liberale “Liria dhe Solidariteti” (SaS). Deri në fillim të shtatorit, SaS i përkiste vetë koalicionit qeverisës.

Se kush do të qeverisë Sllovakinë në të ardhmen tani varet mbi të gjitha nga presidentja Zuzana Caputova. Ajo mund të udhëzojë përkohësisht qeverinë e rrëzuar që të vazhdojë punën e saj, derisa të formohet një koalicion i ri, por mund të emërojë gjithashtu një qeveri ekspertësh.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/12/2022

You may also like