“Skriniar nuk preket”, ultrasit e Interit kanë një mesazh të qartë për drejtuesit

by admin
Spread the love

“Marrëveshje të qarta, miqësi e gjatë… Skriniar nuk preket!” Kjo ka qenë banderola që tifozët e Interit kishin vendosur për drejtuesit zikaltër poshtë selisë së klubit.

Pasi dështoi pista që sillte në Milano mbrojtësin brazilian Gleison Bremer, “Curva Nord” ultrasit e Interit kishin një mesazh të qartë për Beppe Marottën dhe personat e tjerë që punojnë për merkaton zikaltër.

Ata dëshirojnë që Milan Skriniar të qëndrojë në ekip në mënyrë që organika të mos dobësohet. Megjithatë, Interi duket se ka probleme financiare dhe mundësia që mos të ketë një lojtar të sakrifikuar është shumë e ulët. /oversport.tv

You may also like