Skriniar: E ardhmja ime tek Interi, dua të bëhem legjendë si Hamsik te Napoli

by admin
Spread the love

Milan Skriniar ka folur nga grumbullimi i tij me kombëtaren e Sllovakisë për sezonin që sapo mbylli me Interi si dhe për të ardhmen e tij. Ai siguroi tifozët se e ardhmja e tij është me fanellën zikaltër dhe se nuk do të ketë asnjë surprizë në merkaton e verës për të.

“Jemi të kënaqur me sezonin dhe dy trofetë që fituam edhe pse jemi të zhgënjyer nga fakti se humbëm titullin kampion. Gjatë shkurtit dhe marsit ne kaluam një periudhë të vështirë, duke kompromentuar disa ndeshje, midis tyre edhe derbin të cilin e dominuam gjatë e më pas e humbëm. Ditët e para pas fitores së Milanit kanë qenë shumë të vështira, por mendoj se do të dalim në vend të parë sezonin e ardhshëm.

Njerëzit flisnin për skenarë katastrofikë pas largimit të trajnerit dhe dy lojtarëve kyç të ekipit, por trajneri i ri ka bërë mirë. Kemi treguar se jemi ndër më të mirë si në Itali ashtu edhe në Europë. Interi ishte dhe është në kushte të mira.

E ardhmja ime është këtu dhe do të vazhdoj të vesh këtë fanellë. Unë legjendë tek Interi si Hamsik te Napoli? Po, do të doja të bëja diçka të ngjashme”. /oversport.tv

You may also like