Skender Rexhepi – Zejdi: Fronti Europian, sihariqi më i mirë në skenën politike në vend

by admin
Spread the love

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi Zejdi, sonte në tubimin qëndror të Frontit Europian në Kumnaovë, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ishte nismëtari i këtij koalicioni duke shtrirë i pari dorën e një bashkëpunimi vëllazëror, raporton SHENJA.

 

“Fronti Europian është sihariqi më i mirë që ka mundur të ndodhë në skenën politike këtu në vend për faktin që do e sjellë mirësinë duke qenë një sihariq i mirëqenies, jetës më të mirë, begatisë, ardhmërisë dhe perspektivës më të mirë. Nismëtar i Frontit Europian ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili i tejkaloi BDI-në, e tejkaloi interesin partiak dhe ishte i pari që e shtriu dorën e një bashkëpunimi vëllazëror. Me një ekip të tillë çfarë jemi ne në këtë front, padyshim që do të bëhemi dëshmitar të një ndryshimi shumë të mirë, gjithandej, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për gjitha kombësitë tjera. Për herë të parë ndodh që një grupi politik përveç shqiptarëve, të ketë edhe përkatësi tjera etnike, me çka e ngritëm nivelin e politik nga rrafshi kombëtar – në atë mbarëkombëtar në nivel të gjithë Maqedonisë së Veriut., deklaroi Rexhepi. /SHENJA/

MARKETING



You may also like