Skënder Rexhepi dorëhiqet nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar ASH-AAA

by admin
Spread the love

Deputeti Skënder Rexhepi nëpërmjet një status në fejsbuk ka bërë të ditur se nesër do ta informojë zyrtarisht me shkrim kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, se do të dorëhiqet nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar ASH-AAA. Ai e motivon dorëheqjen e tij me për shkak të kalimit të Alternativës nga opozita në qeveri.

Postimi i plotë i Skënder Rexhepit:

Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, unë nesër do ta informoj zyrtarisht kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që dorëhiqem nga posti koordinator i Grupit Parlamentar ASH/AAA.

Veprimi jonë si deputetë të Alternativës do të vendoset konform marrëveshjes së re për shumicë parlametare.

P.S.Respekte për të gjithë deputetët e Koalicionit dhe ju jam mirnjohës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe raportet e mira ndërnjerëzore“- shkruan ai.

You may also like