Skenar i ri për Krisjtan Asllanin tek Interi, tani në lojë futet edhe një portier

by admin
Spread the love

Kristjan Asllani është një objektiv i Interit në merkato dhe zikaltrit po mundohen të gjejnë një mënyrë për ta marrë mesfushorin nga Empoli pa paguar shumë para.

Kampionët në fuqi të Italisë kishin menduar fillimisht të jepnin në këmbim sulmuesin Sebastian Esposito, i huazuar te Basel për momentin.

Tashmë mediat italiane raportojnë për një tjetër skenar. Empoli ka nevojë për portier, pasi Guglielmo Vicario e kanë marrë në huazim nga Cagliari dhe në verë mund të blejë Fiorentina.

Këtu futet në lojë Interi, që është gati të ofrojë Michele Di Gregorio. Portieri 24-vjeccar është nën kontratë me Interin dhe për momentin është në huazim te Monza, që po tenton të ngjitet në Serie A.

Empolit mund t’i leverdisë ta ketë pjesë të skuadrës Di Gregorio, por dëshira e tyre është që Asllani të paktën të mbetet në ekipin e tyre të paktën edhe sezonin e ardhshëm. / oversport.tv

You may also like