“S’kemi sulmues”, Mancini bën një zgjidhje emergjente te Italia, e fton një argjentinas! – Shqip

by admin
Spread the love

Roberto Mancini, trajner i Italisë, befason me vendimin e tij të fundit për të grumbulluar në përfaqësuese një sulmues që është pjesë e skuadrës Tigres, në Argjentinë.

Quhet Mateo Retegui, ka shënuar gjashtë gola në po aq takime të Superligës së Argjentinës dhe sipas asaj raportimeve të orëve të fundit, i ka shkuar thirrja nga Mancini për ndeshjet e të kaltërve për Euro 2024.

Italia do të angazhohet fillimisht në Napoli, kundër Anglisë, më 23 mars, dhe më pas në Ta’ Qali, më 26 mars, në fushën e Maltës.

I lindur në vitin 1999, Retegui u rrit si futbollist te Boca Juniors, një klub me të cilin ai është ende i lidhur me kontratë, por në sezonet e fundit ka veshur gjithmonë fanellat e Estudiantes dhe Talleres në huazim.

Shpërthimi i tij ndodhi në Viktoria, me Tigre, ku në vitin e tij të parë shënoi 19 gola në 27 ndeshje, ndërsa viti 2023 u nis me 6 gola në 6 ndeshje të ligës.

Retegui do t’u bashkohet lojtarëve të tjerë me origjinë italianë që vihe nën urdhrat e Mancinit si: Emerson Palmieri, Rafael Toloi dhe Jorginho.

You may also like