S’kemi më punë bashkë, për shpirt të babës

by admin
Spread the love

Debatet e fundit mes Luiz Ejllit dhe Armaldo Kllogjerin në shtëpinë e Big Brother VIP duket se kanë qenë shumë serioze mes dy miqve, aq sa ata i kanë dhënë përfundimisht fund shoqërisë së tyre. Ka qenë vetë Luizi ai i cili ka deklaruar diçka të tillë.

Në një bisedë me Nitën, këngëtari u shpreh se e ka bërë gjithçka për lojë dhe nuk i ka pasur seriozisht fjalët për Armaldon, pasi e ka dashur shumë si person. Më tej, ai u betua për të atin se me tenorin nuk do të ketë më asnjëlloj marrëdhënie as brenda dhe as jashtë shtëpisë së Big Brother.

“Unë ia kam thënë gjithçka e kam për lojë, sepse atë nuk e kam parë kurrë si lojtar as si banorë por e kam parë si shok. E kam dash fort dhe i kam thënë që për shpirt të babës as këtu as jashtë ti me mua s’ke më punë.

Sa të bie rrezja e diellit në këtë tokë me mua vizë, dhe kur e kuptoj që unë e kisha seriozisht e mendoj. Ai kujtoj prapë që unë do ecja me lojën që kemi bërë në teatër. Kur e kuptoj që nuk e kisha për atë u çua dhe tha “hajde të luftojmë bullizmin”.- tha Luizi.

You may also like