Skandali me bilancet, dalin të tjera detaje që mund të “fundosin” Juventusin

by admin
Spread the love

Vazhdon situata kaotike te Juventusi për sa i përket bilanceve të klubit. Disa javë më parë Prokuroria e Torinos u tërhoq nga kërkesa e saj për të pasur sanksione individuale për drejtuesit e Juventusit, si dhe për të gjithë klubin. Megjithatë, çështja nuk mbaron këtu. Gjithçka do të rishikohet edhe njëherë nga Federata Italiane e Futbollit pasi ka marrë në shqyrtim dokumentet e siguruara nga Prokuroria e Torinos.

Bëhet fjalë për një dosje me 14 mijë faqe ku përveç “Zonjës së Vjetër” janë edhe tetë klube të tjera italiane të cilat kanë pasur parregullsi me bilancet, duke abuzuar me transferimet e lojtarëve dhe plusvalencat. Në dosjen e dërguar nga Prokuroria e Torinos, janë shfaqur të tjera detaje dhe fakte që përfshijnë Fabio Paraticin dhe Cherubinin ku vërtetohet abuzimi me plusvalencat.

Në hetimet e Prokurorisë janë siguruar dokumente që tregojnë se te Juventusi janë bërë shitje dhe shkëmbime lojtarësh për avantazhe ekonomike. Tashmë Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit dhe ajo e Torinos kanë 30 ditë kohë për të çuar çështjen në gjykatë me provat që disponojnë dhe të kërkojnë sanksione për “Zonjën e Vjetër”. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like