Skandali i publikimit të dhënave, Basha: Kjo çështje vërtetoi vetëm një gjë

by admin
Spread the love

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur konferencë për media dhe ka folur për skandalin e nxjerrjes së pagave të mbi 630 mijë qytetarëve duke thënë se treguan se si 80% janë në kufijtë e pagës minimale.

Basha shtoi se kjo tregoi se sa i drejtë ka qenë programi i PD për taksën e sheshtë ndërsa tregun e cilëson të shkatërruar.

Basha: Skandali i pagave na tregoi se si funksionon partia shtet, se si kemi një ushtri këshilltarësh, disa prej tyre pa asnjë profesion, të tjerë me precedent penal, se si kemi ministra e kryetarë bashkish, punësime me tarafe ndërkohë që 80% e pagave të zbuluara janë në kufijtë e pagës minimale dhe infomaliteti është i jashtëzakonshëm. Kjo tregon se sa kriminale ka qenë taksa Rama, taksa progresive deri 23% që ka rritur informalitetin dhe pabarazinë, tregon sa i drejtë është programi ynë për taksën e sheshtë. Tregu sot është i shkatërruar.

You may also like