S`ka tjetër më të mirë, SHBA ndërhyn për propozimin francez: Shkupi ta pranojë!

by admin
Spread the love

Duket se propozimi francez konsiderohet zgjidhja më e mirë nga ndërkombëtarët për hapjen e rrugës së negociatave të Maqedonisë së Veriut por edhe Shqipërisë me BE-në. Veç bllokut europian, edhe Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se Shkupi duhet ta pranojë propozimin e Elizesë.

Ambasadorja amerikane atje, Kate Marie Byrnes, përmes një letre të hapur drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bëri thirrje t`i jepet drita jeshile këtij drafti, duke kujtuar se “populli dhe institucionet vendase kanë mbështetjen e fuqishme të SHBA-së në rrugëtimin drejtë BE-së, për marrjen e një vendimi, i cili sado që mund të jetë i rëndë, është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”.

“Anëtarësimi në BE do ta bëjë vendin tuaj më të fortë. Anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, aq më pak pjesëmarrja në ato procese, është punë e vështirë dhe vjen me vendime të vështira… Por, pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit.

I vendos vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilave janë partnere dhe aleate tuaj të ngushta, në një dhomë me ju… Pasi të filloni negociatat, do të keni më shumë mjete dhe falë metodologjisë së re, qasje më të hershme në fondet dhe programet e BE-së, të cilat mund t’i përdorni për të realizuar qëllimet tuaja dhe për të ndërtuar të ardhmen që dëshironi për veten dhe fëmijët tuaj”, ka shkruar ambasadorja amerikane.

Byrnes gjithashtu e nënvizoi ashtu si dhe presidenti Emmanuel Macron përpara saj, se propozimi i ri nuk cenon gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe se përmbajtja e tij është më shumë teknike.” Teksti njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe i mbron ato nga sfidat e mëtejshme.

Mund të mos jetë i përsosur, propozimi bën atë që është e domosdoshme: mbron interesat tuaja thelbësore dhe nis negociatat dhe procesin dinamik të shqyrtimit”, ishte komenti i saj.


Top Channel

You may also like