S’ka kurrfarë arsye për një fryrje të tillë të çmimit të vajit

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që rritja e çmimit të vajit është e paarsyeshme.

Gjatë një vizite në një fabrikë të vajit në Gjilan, Kurti tha se çmimi i vajit prej 3.49 cent është artificial.

Ai tha se çmimi identik i vajit në dyqanet anembanë Kosovës nuk është i rastësishëm.

“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Në markete në Kosovë, siç po na njoftojnë qytetarët dhe konsumatorët përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 euro. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishme”.

Kurti tha se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.

“Aktualisht, çmimi i vajit në Kosovë është më i lartë në botë. Bëhet fjalë për çmime të fryra të bëra nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në terren”.

 

 

You may also like