Situatë e tensionuar, ushtria kineze fillon stërvitjet teksa Nancy Pelosi po ateron në Tajvan

by admin
Spread the love

Ushtria e Kinës filloi sot stërvitjet në Detin e Kinës Jugore, teksa kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi raportohet se është duke ateruar në Tajvan.

Hyrja në zonë është e ndaluar, tha Administrata Kineze e Sigurisë Detare teksa stërvitjet janë duke u zhvilluar. Stërvitjet po zhvillohen gjithashtu në Dalian në Kinën verilindore.

Ministria e Jashtme kineze tha sot se kishte qenë në komunikim me SHBA-në me shpresën se ajo e njeh peshën e situatës.

Pekini e konsideron Tajvanin një pjesë integrale të territorit të tij dhe ka paralajmëruar vazhdimisht SHBA-në se kjo vizitë e minon sovranitetin kinez.

Ndërkohë, televizioni shtetëror i Taivanit shpall gjendjen e alarmit të nivelit të dytë. Kjo gjendje alarmi ka shtuar ankthin duke bërë që 600 mijë persona ta ndjekin live fluturimin e Nancy Pelosit në aplikacionin Flight Radar.

Mësohet se fluturimi i zyrtares së lartë amerikane ka nisur aterimin në orën 16:30 dhe brenda disa minutash pritet që aeroplani të jetë stacionuar në aeroportin e Tajvanit.

Nga raportimet e fundit mësohet gjithashtu që zyrtarë kinezë të jenë shprehur se politikanët amerikanë që po luajnë me zjarr në Taivan do ta paguajnë shtrejntë.

Rruga Press

You may also like