Situata te Mançester Siti/ Haland humbet edhe Palasin, Pep: Shpresojmë ta kemi në Arabi

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland, po vlerësohet “ditë pas dite” teksa tenton të rikuperohet nga dëmtimi në këmbë për Kupën e Botës për Klube javën e ardhshme. 23-vjeçari ka humbur dy ndeshjet e fundit të Sitit dhe nuk është gati për takimin në shtëpi të sotëm me Kristal Palasin.

Kampionët e Europës do të udhëtojnë në Arabinë Saudite për Botërorin e Klubeve ndërsa do të debutojnë në gjysmëfinale të martën. Por trajneri Guardiola tha në konferencën për shtyp: “Unë nuk jam i shqetësuar. Nuk është një frakturë, vetëm stres në kockë. Ai ka ardhur sot, do të shohë mjekët dhe pastaj do të shohim. Mjekët thonë se duhet ta marrim ditë pas dite ose javë pas jave dhe të shohim se si ndihet. Shpresojmë që ai të mund të udhëtojë në Arabi.

Nëse do të mund të luajë ndeshjen e parë apo të dytën, nuk e di”. Haland është sulmuesi kryesor i “qytetarëve” me 19 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe kryeson edhe listën e golashënuesve të Premier Ligës me 14 gola në 15 prezenca. Siti renditet në vendin e katërt në klasifikim, katër pikë pas kryesuesve të Liverpulit, pasi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Pas tripletës së sezonit të shkuar, ata kanë fituar çdo trofe të mundshëm të paktën një herë që kur Pep Guardiola mori drejtimin në 2016.

PANORAMASPORT.AL

You may also like