Situata në Partinë Demokratike, Lulzim Basha mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve

by admin
Spread the love

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve, mësohet se takimi do të nisë në orën 17: 00, ku Kolegji i Kryeartëve është thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Takimet seri në PD vijnë pas situatës së krijuar në selinë pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Deputetët dhe mbështetësit e Bashës, kanë dalë tashmë kundër tij pas zgjedhjeve të 6 marsit dhe kërkojnë që ai të japë dorëheqje dhe të marrë përgjegjësitë për këtë humbje.

Basha dje në një konferencë tha se është i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi, për të mirën dhe bashkimin e demokratëve.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë qëndrimet e kreut të PD-së Lulzim Basha, gjatë kësaj mbledhjeje.

You may also like