Situata e tensionuar në PD, analisti i njohur del me parashikimin e frikshëm

by admin
Spread the love

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar sot në rubrikën ‘Opinion’ komentoizhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.

Ai u ndal në disa momente, ku më të rëndësishmit mund të përmendim, zgjedhjet e 25 prillit, krizën e Partisë Demokratike dhe 2 zgjedhjet në Kosovë. Për analistin, problemet në PD janë evidente dhe sipas tij ato do të reflektohen në ditët e para të 2022. Nazarko theksoi se politika ka dështuar në këto 30 vite të dalë nga tranzicioni.

Deklarata e Nazarkos;

“Zgjedhjet në Shqipëri, rikonfirmimi i Ramës në mandatin e 3. Premtimi i një mandati të tretë në shenjën e pajtimit dhe mbylljes së tranzicionit në Shqipëri. Zgjedhjet në Kosovë 2 palë zgjedhje ashtu si dhe zhvillimet, përpjekjet, ngërçi për të prodhuar një tranzicion të ri të PD që nga një tranzicion po kthehet në një stafetë retrospektive. Këto mund të ishin shkurtimisht ngjarjet kryesore. Ngjarje të cilat lidhen e duhej ndërlidheshin me çeljen e negociatave të Shqipërisë së BE. E keqja është, duke iu referuar zhvillimeve në PD, është se do të kemi një lëvizje nga ato që quhen kthim pas. Në një stil të të bërit politikë agresive. Që ka brenda elemente të shantazhit politik. Skenarët që mendojmë se i kishim kapërcyer nga leksioni që mori zoti Basha, e mendonim që kishim shpëtuar nga skena të tilla, por mjerisht frika dhe pritshmëria e këtyre ngjarjeve më shfaqet në fillim të janarit 2022, me atë sherr që nuk është vetëm ligjore, mes pronarit të vjetër të PD dhe pronarit 8-vjeçar të saj, zotit Basha. Kështu që prisnim dhe do të ishte normale të kishim një skenar pajtimi, maturimi politik, të një sistemi politik si ai shqiptar që do të duhej të prodhonte kriza, por ama duhet t’i treste vetë ato kriza që prodhonte. Është legjitime të prisja afro 30 vite nga kalimi e perdes së hekurt për shqiptarët që të kishte një mbylle të tranzicionit politik. Elementi kryesor i këtij tranzicioni është kjo klimë agresive mes 2 paleve e cila e mban vendin në një krizë pernamente, e cila na mban hartën e vendeve në krizë, na dobëson subjektivitetin tonë ndërkombëtar, rajonal. Nga ana tjetër kemi pasur probleme që nuk shoh se si mund të zgjidhen. Kujt i referohem me tranzicion? I referohem faktit që arkitektura institucionale e një shteti që lidhet me institucionet kryesore të tij, ato që janë ekonomike, administrative, juridike, arsimore, të kenë fituar një lloj qëndrueshmërie. Mjerisht këto s’i kemi. Çdo gjë mbetet e ndryshueshme dhe subjekt i ndikimit qoftë nga krizat brenda mazhorancës, qoftë edhe nga dialektika midis pozitës dhe opozitës”, tha Nazarko.

You may also like