Sipërfaqet e oqeaneve shënojnë rekord të ri të temperaturave – Shqip

by admin
Spread the love

Temperatura mesatare e oqeaneve në planet arriti një nivel të paprecedentë këtë javë, duke vendosur një rekord të ri. Lajmi u bë i ditur nga observatori i Bashkimit Europian.

Temperatura mesatare e sipërfaqes së oqeaneve, me përjashtim rajonet polare, shënoi 20.96 gradë Celcius më 30 Korrik, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 20.95 gradë Celcius, i regjistruar në 2016-n.

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka paralajmëruar më herët se temperaturat ‘rekord thyese’ në tokë dhe në oqeane mund të kenë impakt shkatërrues në ekosisteme dhe në mjedis.

Shkencëtarët paralajmërojnë se bota duhet të përgatitet për rritje të mëtejshme të temperaturave të oqeaneve./tvklan.al

You may also like