Sipas medieve spanjolle Januzaj ka refuzuar Barcelonën

by admin
Spread the love

Lojtari me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Real Socidad në La Liga, që renditet momentalisht në vendin e 6-të në La Liga.

Lajmin e ka konfirmuar nga “El Chiringuito TV”, ku thuhet se Januzaj ka pranuar të rinovojë kontratën me Sociedadin deri më 2025.

Përpos interesimit të disa klubeve në Premier League dhe La Liga ku thuhet se interesohej Barcelona, por kjo çështje është vendosur tashmë nga lojtari shqiptar.

26-vjeçari është pjesë e Sociedad që nga viti 2017, kur u ble nga Manchester United, pas dy viteve huazimi, fillimisht te Borussia Dortmund e më pas te Sunderland.

Deri më tani ka bërë 153 paraqitje me Sociedadin, ka realizuar 22 gola dhe ka dhuruar shumë asiste dhe është kthyer një nga lojtarët kryesorë të ekipit.

Dikur “tradhtoi” Shqipërinë për Belgjikën, por sot Januzaj nuk e përsërit të njëjtin gabim dhe ka marrë vendimin e duhur për karrierën e tij për klube.

You may also like