Sipas kësaj do të fillojë furnizimi me energji në komunat veriore – Shqip

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur nënshkrimin e sotëm të kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever.

BE-ja me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit për Energjinë, njofton Klankosova.tv.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të plotë të Udhërrëfyesit për Energjinë, për të cilën u ra dakord në qershor 2022 në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE, duke mundësuar zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë të 2013 dhe 2015”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Lidhja e kësaj kontrate nënkupton që Elektrosever do të fillojë furnizimin me energji elektrike për katër komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Kjo do t’i japë fund praktikës aktuale të parregulluar”.

BE-ja ka falënderuar të gjithë të përfshirët që e bënë të mundur dhe pret që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë me shpejtësi zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, si dhe të gjitha, marrëveshjet e tjera në kuadër të dialogut në interes të normalizimit të marrëdhënieve.

 

You may also like