Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë kërkon 30 për qind rritje të rrogave, në të kundërtën paralajmëron protesta

by admin
Spread the love

Rritje të rrogave të punonjësve shëndetësorë për 30 për qind, marrëveshje të re kolektive, stazh të benificuar të të punësuarve në ndihmën e shpejtë mjekësore, spitalet rentgen dhe psikiatrike, shtesa për infektim të rritet në 4 për qind dhe transformim urgjent të marrëveshjeve nga koha e caktuar në të pacaktuar, kërkon Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë.

Koordinuesi nacional i Sindikatës së pavarur të punonjësve shëndetësorë pranë Konfederatës së organizatave sindikaliste të Maqedonisë (KOSM), Bobi Bojpevski, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se janë në kontakt me sindikatat e tjera të shëndetësisë për organizim të protestës dhe nëse pas 20 shtatorit nuk ka përgjigje për kërkesat e tyre, do të dalin në rrugë.”‘Mantelbardhit’ janë nga fundi i durimit. ‘Mantelbardhit’ dalin në rrugë”, theksoi Bojçevski.Marrëveshje më të keqe kolektive për momentin në shëndetësi, sipas Bojçevskit, nuk ka ekzistuar. Sindikata e pavarur ka rreth 2 500 anëtarë dhe kërkon të jenë të pranishëm në bisedime.Në pytjen e gazetarëve nëse Sindikata i mbështetë protestat për Onklogjinë, Bojçevski tha se ata si Sindikatë e pavarur i mbështesin protestat, duke cekur se edhe ai personalisht dhe të tjerë kanë marrë pjesë në protesta.

MARKETING




You may also like