Sindikata e pavarur e punonjësve në shëndetësi paralajmëron protesta! – Shqip

by admin
Spread the love

Kërkojnë rritje të pagave për 30%, paralajmërohen tre protesta

Punonjësit në shëndetësi do të dalin në protesta për paga dinjitoze. Duke kërkuar kushte më të mira pune protestat I paralajmëruan për më 17 dhe 24 nëntor dhe për 2 dhjetor.

Kërkojnë rritje të pagave për 30%, shtesat për infektime të rriten nga 1 në 4%, marrëveshje të re kolektive, stazh pune me benefite, transformimin e marrëveshjeve të punës.

Nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë prezantuan tri propozime se si të mbushen buxhetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për Shëndetësi.

“Taksimi prej 40% të pagave të larta të funksionarëve, për shkak se në këto kushte janë shumë të larta. Institucionet shëndetësore për shkak se janë organizata joprofitabile, të lirohen nga rryma dhe uji industrial, të paguajmë si qytetarë të thjeshtë. Mbështesim Ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin, që të hiqen Drejtorët e dyfishtë të Qendrës Klinike dhe Këshillat Drejtuese”, thotë Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësor

Nga Ministria e Shëndetësisë, kohë më parë, kishin njoftuar se këtë vit tashmë dy herë janë rritur pagat e punonjësve shëndetësor si dhe pagesa e regresit. Sipas tyre, buxheti nuk lejon rritje të mëtutjeshme dhe se për këtë I kanë njoftuar organizatat sindikale./KlanMacedonia

You may also like