Sindikata e Infermierëve të Kosovës paralajmërojnë grevë me 5 prill, kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre

by admin
Spread the love

Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton anëtarësinë dhe opionin se do të mbahet grevë me 5 prill të muajit të ardhshëm para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së, për shkak të dështimit për reflektim ndaj kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht dështimit për t’u përgjigjiur në kërkesat si në vijim :

1. Koeficienti i pagave 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot,

2. Rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

3. Të paguhet menjehërë puna shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,

4. Të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor,

5. Të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve, Në konsultim me organet e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Kryesinë, Këshillin Drejtues dhe Këshillin për Protesta dhe Greva, bazuar në Ligjin mbi Grevat nr. 03/ L- 200 dhe Ligjin mbi Organizimin Sindikal në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-011, në vazhdën e masave dhe veprimeve sindikale, me datë 05/04/2022, e Marte do të zhvillohet aktiviteti sindikal “GREVË PARALAJMËRUESE”. Greva do filloj në orën 08:00 deri në 09:00, ndërsa ftohen të gjithë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës që të mblidhen para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së. Këshilli Grevist ka për detyrë që gjatë kohës së grevës të bashkëpunojë me SHSKUK /QKUK-në për të siguruar minimumin e procesit të punës, kur një punë e tillë është e domosdoshme për jetën dhe sigurinë e qytetarëve ose është kusht i pazëvendësueshëm i jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Minimumi i procesit të punës përcaktohet varësisht nga kushtet e veprimtarisë, shkallës së rrezikshmërisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe rrethanave tjera të rëndësishme për realizmin e nevojave të qytetarëve. Gjatë përcaktimit të minimumit të procesit të punës sipas Ligjit për Greva 03/L-200, SHSKUK/QKUK është e obliguar të marrë mendimin e organit kompetent të sindikatës. Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sindikal. Mirëqenia sociale dhe ekonomike, mundësimi i zhvillimit të veprimtarisë në kushtet adekuate te punës për komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor do të thotë rritje e përgjegjësisë si dhe ngritje e cilësisë së dhënies së shërbimeve, nga çka përfitojmë të gjithë.

You may also like