Simeone shmang pyetjen për titullin kampion

by admin
Spread the love

Atletico Madrid pësoi një disfatë që mund të peshojë shumë në fatet e LaLigas për “Los Colchenoros”. Kryeqytetasit u mposhtën me shifrat 4-3 në transfertë ndaj Gironës dhe tashmë e shohin veten 10 pikë larg dy kryesuesve, Real Madrid dhe Girona.

Pas sfidës, trajneri Diego Simeone kërkoi të mbetej optimist dhe theksoi se kjo ndeshje do t’i shërbejë skuadrës për të ardhmen ndërsa e shmangu pyetjen nëse kjo disfatë i nxjerr të besuarit e tij jashtë garës për titull.

“Dua që kësaj ndeshje t’i marr aspektet pozitive.

Nuk e nisëm mirë, por sapo gjetëm ritmin dhe nisëm të sulmonim vura re që skuadra kishte një “kimi” të mirë dhe e kërkonte golin në mënyrën e duhur.

Pjesa e dytë ishte e shkëlqyer, lojtarët dhanë gjithçka në fushë, aq sa disa prej tyre u desh t’i zëvendësoja sepse u lodhën shumë.

Ata shënuan në aksionin e fundit të ndeshje dhe e uroj Gironën sepse po bën një kampionat shumë të mirë. Këtë ndeshje e humbëm sepse nuk e kërkuam fitoren me aq ngulm sa ato.

A jemi jashtë garës për titull? Unë nuk shoh më larg se ndeshja e radhës që është ajo në Kupë ndaj Lugos. Humbja gjithmonë është negative, aq më tepër kur vjen përballë një kundërshtari direkt sepse Girona është në luftë për kreun e kampionatit”, u shpreh Simeone.

You may also like