Simeone: Na presin 4 finale, nuk do të respektojmë me “Pasillo” Realin

by admin
Spread the love

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone ka folur në një konferencë për shtyp në prag të derbit të nesërm kundër Realit të Madridit, që është shpallur tashmë kampion i Spanjës:

“Jemi në një moment vendimtar të sezonit, na presin edhe 4 finale. Nesër do të luajmë derbin në mënyrën më të mirë, me entuziazëm, duke u munduar të evitojmë të gjitha thashethemet që janë thënë këto ditë.

Është e qartë që kush pyet për “parakalimin e kampionëve” do të bëjë polemikë. Klubi ka bërë një deklaratë perfekte, specifike dhe të qartë.

Urime Realit të Madridit, futbollistëve dhe stafit. Por ne kemi respekt për njerëzit tanë, që janë gjithmonë me ne. “Pasillo” është një zakon spanjoll, andej nga vij unë nuk para duartrokitet kampioni”, ka thënë Simeone. / Oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid Twitter

You may also like