Simbol i vlerave të larta humane dhe fuqisë njerëzorë për jetë më të mirë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në ditën e madhe të ringjalljes së hyjit.

Në festën e Pashkëve, Kurti u shpreh se ato janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paq.

“Paçi Pashkë të Bardha e t’Lume! Gëzuar për të gjithë besimtarët katolikë, ditën e madhe të ringjalljes së hyjit, ditën e përjetësisë! Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe. Le të na kujtojë kjo festë e shenjtë rëndësinë e harmonisë dhe të frymëzojë te ne kujdesin për tjetrin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë”.

You may also like