Silvinjo: Duam kualifikimin! Prioritet sfida me Çekinë dhe Poloninë

by admin
Spread the love

Objektivi i vetëm i kombëtares kuqezi është kualifikimi në finalet e Euro 2024.

Ky ishte qëndrimi i teknikut Silvinjo në një intervistë të dhënë për një radio spanjolle.

Trajneri tha gjithashtu se për të arritur këtë gjë një rol vendimtar do të kenë rezultatet që Shqipëria do të marrë në transfertën e Çekisë dhe në sfidën brenda në shtëpi me Poloninë. Ai u shpreh optimist se nëse do të ketë grupin e plotë atëherë asgjë nuk është e pamundur.

Nën drejtimin e Silvinjos në eliminatoret për Euro 2024 kombëtarja shqiptare ka fituar dy ndeshje dhe ka humbur një, duke u renditur në vendin e dytë në grupin E.


Top Channel

You may also like