Siljanovska: Nuk do ta propozoja Pendarovskin për gjykatës kushtetues, kriteret e mia janë shumë të larta

by admin
Spread the love

Kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovka-Davkova, gjatë tubimit në Kërçovë theksoi se kundërshtarin e saj, Stevo Pendarovskin, nuk mund ta propozojë për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese për shkak se siç tha ajo, kriteret që i ka cërr gjykatës kushtetues janë shumë të larta. Silajnovska shtoi se, presidenti mund të ndihmojë nëse dy përfaqësuesit në Këshillin Gjyqësor që propozohen prej tij janë njerëz me dinjitet, integritet, të përkushtuar ndaj ligjit si dhe luftëtarë për të drejtën e shtetit.

“Presidenti që kur më lavdëroi dje, nuk e di a e dëgjuat, se kam qenë një profesoreshë e mirë, se kam qenë një intelektuale e lartë, dhe pasi kam pasur një moral të fortë, dhe pasi të fitojë do të më propozojë për gjykatëse kushtetuese. Unë kam një problem. Nuk do të mund të më propozojë për gjykatëse në gjykatën kushtetuese, pasi kriteret që i kam janë shumë më të larta”, ka deklaruar Siljanovska.

 

MARKETING



You may also like