Sigurohet ilaçi ”Trikafta” – nesër nis mjekimi i tetë pacientëve – Shqip

by admin
Spread the love

FILLIMISHT 12 DOZA PËR 8 PACIENT, E MË PAS PËRPJEKJE EDHE PËR MË SHUMË

Bllagojçe Ilievski ndërroi jetë duke kërkuar ilaçin që do ti ndihmonte të jetojë një ditë më shumë. Ai nuk e pati fatin që ta mbërrijë ilaçin “Trikafta” në kohë, por më në fund, pas tre viteve kërkesa dhe lutje nëpër institucione, Ministri Fatmir Mexhiti informoi se ilaçi është blerë nga shteti, raporton KlanM.

”Dua të ju informoj se në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve ka mbërritur ilaçi trikafta për pacientët me fibrozë cistike” – tha Fatmir Mexhiti.

Drejtoresha e Klinikës së fëmijëve, Stojka Fustiç, informoi se fillimisht është siguruar ilaçi për pacientët në gjendje më të rëndë, e më pas do të mendohet edhe për pacientët tjerë.

”Kemi marrë çmim më të mirë nga ajo që është e publikuar. Kështu që kemi dorëzuar deri tek Fondi për shëndetësi që në suaza të buxhetit aktual të kyçen edhe 4 pacientë. Do ua japim 1 herë në muaj. Ajo është terapi që merret nëpërmjet tabletave. I marrin dy tableta në mëngjes nga një modul të kombinuar dhe një tabletë në mbrëmje nga një modulator. Kjo është terapi që do ta marrin në shtëpi dhe nuk janë obliguar që të jenë të hospitalizuar” – tha Stojka Fustiç.

Pyetja për pacientët e mbetur që po presin këtë terapi mbeti pa u përgjigjur…

Ju faleminderit. Çfarë do të bëhet me pacientët tjerë.

Fillimisht këtë terapi do ta marrin 8 pacientë nga të cilët njëri është fëmijë por dy prej pacientëve janë në gjendje kritike.

Nga Asociacioni i pacientëve me fibrozë cistike, sic njofton KlanM, thonë se janë të lumtur që më në fund ka ardhur ilaçi, por theksojnë se rruga për të ardhur deri tek ky moment ka qenë e vështirë dhe e paguar me jetë. Kërkesa e tyre është këtë vit të sigurohet trikafta për 30 pacient këtë vit si dhe të ketë një zgjidhje sistematike që mos të përsëriten rastet si ai me Bllagojche Ilievskin. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

You may also like