Sigurohet ftesa për Olimpiadën! Presidenti i Federatës Botërore të Qitjes nga Tirana jep lajmin

by admin
Spread the love

Presidenti i Federatës Botërore të Qitjes, Luciano Rossi ishte në Tiranë për një vizitë pune, për herë të parë që kur është zgjedhur në këtë post.

Në takimin e tij në Komunitetit Olimpik, i shoqëruar nga presidenti federatës shqiptare të qitjes Stefan Rrufa ai foli në parim për zhvillimin e këtij sporti tradite të vendit tonë me presidentin e KOKSH, Fidel Ylli dhe zëvendës ministrin e sportit Endri Hoxha.

“Kam ardhur për herë të parë me statusin e presidentit të federatës botërore, për të parë dhe vizituar nga afër jo vetëm familjen tonë të qitjes por edhe në përgjithësi sportin shqiptarë. Në takimin me presidentin e Komitetit Olimpik mbeta i befasuar nga projektet dhe gjërat që po bëhen këtu. Për momentin le të përqendrohemi për të shkuar në Paris në mënyrën më të mirë, për qitjen shqiptare do të bëjë gjithçka ndoshta edhe më tepër që pjesëmarrja juaj të realizohet”, u shpreh presidenti i Federatës Botërore të Qitjes Luciano Rossi.

Me sa duket ka dhënë efekt takimi me përfaqësuesit e KOKSH, ministrisë apo edhe vetë presidentin e federatës së qitjes shqiptare. Qitja shqiptare ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në olimpiadë pas kësaj vizite.

 


Top Channel

You may also like