SIDNEJ – Australia e shqetësuar për vonesat tregtare me BM pas dorëheqjes së Truss

by admin
Spread the love

SIDNEJ, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri australian Anthony Albanese ka shprehur shqetësimin për vonesat e mundshme në marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Australisë dhe Britanisë së Madhe të shkaktuar nga paqëndrueshmëria politike e saj.

“Jam i shqetësuar për çdo vonesë që mund të ndodhë në marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Australisë dhe Britanisë së Madhe”, theksoi ai.

“Kisha diskutuar procedurën e përshpejtuar me kryeministren Truss. Ne diskutuam përpjekjen për ta përfunduar atë deri në fund të këtij viti, për t’u siguruar që proceset e duhura parlamentare të kalojnë nëpër parlamentet tona përkatëse”, shtoi ai.

Dorëheqja e Truss pas vetëm 44 ditësh në detyrë i jep fund mandatit më të shkurtër të kryeministrit në historinë britanike.

Javët e trazirave financiare dhe politike pasuan pas minibuxhetit katastrofik të kancelarit të atëhershëm, Kwasi Kwarteng prej 45 miliardë dollarësh (50 miliardë dollarë), i cili çoi në një rënie të mbështetjes për Truss në mesin e deputetëve konservatorë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like