Si u veshën të ftuarit në dasmën e Britney Spears – Shqip

by admin
Spread the love

Madonna, Selena Gomez, Donatella Versace, Paris Hilton, Drew Barrymore ishin disa nga të ftuarat në dasmën e Britney Spears. Vetë Britney ende nuk ka postuar foto nga dasma, por tabloidet dhe të ftuarit tashmë kanë nisur publikimin e momenteve nga dita më e bukur e princeshës së popit. Madonna kishte zgjedhur një fustan me ngjyra nga Dries Van Noten. Drew Barrymore kishte veshur një fustan ngjyrë kaf nga Valentino. Ndërsa Paris Hilton u shfaq me një fustan elegant të zi nga Versace. Donatella Versace gjithashtu dukej shumë elegante me fustan bojëqielli. Selena Gomez nga ana tjetër kishte veshur kostum blu nga Zara.

You may also like