Si u detyrua Edi Rama të bëjë paqe me Armand Dukën

by admin
Spread the love

Pasi i ndërseu dy muaj më parë ushtarin e tij të përunjur, Erion Veliaj, Edi Rama është detyruar të bëjë paqe me Armand Dukën, kjo u pa gjatë inaugurimit të stadiumit në Kukës, ku kreu i FSHF nuk ngurroi t’a falënderonte publikisht kryeministrin për bashkëpunimin, ndërkohë që Rama u pa të qëndronte i ulur në krah të tij në stadium (Foto lart nga inagurimibi stadiumit).

Pra ndonëse i vërsuli policinë, tatimet dhe gjykatat për të mos e lejuar zgjedhjen për herë të gjashtë në krye të futbollit, kryeministri me sa duket është tërhequr para presionit të fortë të UEFA-s duke e pranuar Dukën.

Tensionet mes tyre u rritën që në momentin kur në publik u përhap një audio përgjim i Erion Veliajt, që i bënte presion komunitetit të futbollit për të mos votuar më Dukën.

Përgjimi ishte skandaloz. Për të çliruar “ishullin e fundit” që i ka mbetur jashtë kontrollit rilindjes, politikani “boleçelik” premtonte përndjekjen e armiqve të tij futbollistikë me prokurori dhe gjykata.

Nga dita e publikimit të audio përgjimit brutal, me një shpejtësi rrufe filloi sulmi.

Pplicia dhe tatimet ia mësynë bizneseve të dukës në Shijak dhe atyre të disa prej zyrtarëve të lartë të federatës.

Kjo hiqte çdobdyshim se pas sulmit qëndronte Rama që po e përdorte Veliajn thjesht si mashë.

Më tej gjashtë gjykata të vendit morën vendime kundër FSHF-së, prokuroria e Tiranës bëri sekuestrime dhe kërkoi pezullim të zyrtarëve të futbollit dhe më në fund, tre ditë para garës për presidentin, Duka u pezullua nga detyra bashkë me një grup zyrtarësh të tjerë, vetëm për të bërë të pamundur organizimin e zgjedhjeve.

Kjo bëri që data e parë e zgjedhjeve në 6 mars të shtyhej. Duka nxori një deklaratë që shumëkush e mori si një fitore që Erion Veliaj po ia bënte dhuratë Ramës: ”Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër” sqaroi Duka.

Por në media kjo shtyrje u përfol si një shenjë kompromisi mes presidentit të FSHF-së dhe kryeministrit Rama. Ndërmjetës mes tyre hyri presidenti i shoqatës europiane të futbollit, UEFA, Ceferin i cili e kërcënoi kryeministrin shqiptar me përjashtim të Shqipërisë nga garat kontinentale dhe me anullimin e finales se Conference League që do të mbahet në Tiranë në muajin maj, nëse qeveria ndërhynte në zgjedhjet e futbollit. “As dua ti shikoj dosjet me shkeljet e pretenduara që ke në tryezë. Politika s’ka punë të ndërhyjë te futbolli. Kur se bën UEFA, aq më pak ka të drejtë ta bëjë qeveria shqiptare”, mësohet t’i ketë thënë Ceferin Ramës në takimin kokë më kokë në zyrën e këtij të fundit.

Nga ky moment filluan të qarkullojnë fjalë se Rama e kishte shitur Veliajn dhe po shkonte drejt një kompromisi.

Vendimi për shtyrjen me dy javë të datës së zgjedhjeve u interpretua si kohë që iu dha Veliajt për të gjetur një rrugëdalje.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës nga ky moment e ndali sulmin publik ndaj Dukës dhe disa padi kundër tij u tërhoqën nga gjykata.

Kjo bëri që ndonëse i kontestuar, Armad Duka të zgjidhej në mes të marsit.

Pas këtyre zgjedhjeve kjo është hera e parë që Duka dhe Rama shfaqen në publik së bashku.

Hera tjetër pritet të ndodhë në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet në 24 maj, finalja europiane e Konference Ligue, kërënimi me anullimin e së cilës, e detyroi shefin e qeverisë të shiste Veliajn duke i hapur rrugë konfirmimit të Dukës./Shqip

You may also like