si po vriten qen e mace shtëpiake – Shqip

by admin
Spread the love

Punonjësit shëndetësorë nga provincat e tjera, të cilët u sollën në Shangai për të ndihmuar në luftimin e epidemisë aktuale të koronavirusit, filluan të vrasin kafshët shtëpiake të qytetarëve të infektuar me COVID-19.

Një numër prej afro 20,000 rastesh të reja u raportuan dje në Shangai.

Nga kjo, qytetarët janë të zemëruar dhe kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet. Ata kërkojnë hapjen e akoma më shumë strehëzave për qentë dhe macet, pronarët e infektuar të të cilëve po dërgohen në qytete të tjera për strehim në spital, pasi të gjitha ambientet në Shangai janë plot.

Zemërimi dhe pakënaqësia me masat e marra, ka bërë gjithashtu që të huaj të atyshëm të kërkojnë gjithnjë e më shumë të lejohen të largohen nga Shangai dhe të kthehen në vendet e tyre, për shkak të bllokimeve dhe ndalimeve të plota të lëvizjes që duket se nuk po marrin fund.

Njerëzit po organizohen për të blerë ushqime bazë, ujë, mish, fruta, perime, qumësht, vaj… Por, në vendbanimet ku ka banorë të infektuar, është shumë e vështirë të dërgohen produkte ushqimore.

Dorëzimi kryhet nga transportues të specializuar kamioni, pasi shërbimi i korrierit është gjithashtu në një ndalim total të lëvizjes.

Ndaj, nuk është e mundur të hysh në Shangai ose të dërgosh asgjë përveç korrierëve zyrtarë.

Qytetarëve u ndalohet të dalin nga banesat e tyre dhe nuk kanë mundësi të lëvizin me përjashtim të rasteve kur testet PCR bëhen në oborret e vendbanimit.

Gjithashtu, çdo ditë kryhet një autotest i shpejtë i cili u dërgohet qytetarëve në derë dhe ata kanë 15 minuta kohë për të kryer testin dhe për t’i lënë para derës. /tesheshi.com/

You may also like