Si nuk të vjen zor, m’u hiq nga këtu

by admin
Spread the love

Vëllai i madh i vendosi ditën e sotme të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP” në një provë, teksa iu kërkua që të injorojnë djemtë. Kjo lojë ka sjellë një situatë të vështirë mes çiftit Kiara – Luiz. Duket se këngëtari nuk e ka duruar dot injorimin e partneres së tij, duke e detyruar kështu që ajo të prishë lojën.

Luizi e ka kapur teksa e dashura e tij po qëndronte mes dy lavamanëve dhe nuk e ka lënë të dilte që aty. Kjo situatë e ka shqetësuar Kiarën, e cila u shpreh se po i merrej fryma dhe se nuk po ndihej mirë, por Luizi nuk e lejoi të dilte derisa ajo të prishte lojën.

Pas kësaj situate të krijuar në tualet, Kiara doli e përlotur në oborr ku pati një debat të ashpër me Luizin, duke i thënë ‘Si nuk të vjen zor’. Në oborr, ajo i tha ndër të tjera këngëtarit që një herë të vetme që i vjen mundësia të ketë një avantazh në lojë, ai nuk e lë atë të qetë.

Luizi: Për çka moj Kiarë, po bën tash kështu?

Olta: Ne do të fitonim diçka të lezetshme, por që se dimë fare!

Luizi: Ku di unë…

Olta: Unë e thashë disa herë

Luis: A mund ta di ça ke?

Kiara: Dhe një herë të vetme që na jepet një avantazh në lojë, ti tenton ta prishësh, duke më shtyrë aty te cepi… të të vijë zor, m’u hiq nga këtu

You may also like