Si në film/ Avioni kthehet përmbys gjatë rrëzimit, shpëtojnë të gjithë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Me 36 persona në bord dhe destinacion Mogadishun në Somali, avioni Fokker 50 i Jubba Airëays nuk do të kishte marrë vëmendjen e të gjithë botës po të mos ishte për uljen e habitshme të tij.

Avioni u rrëzua gjatë zbritjes, por çuditërisht u kthye përmbys e pavarësisht se mori zjarr, shpëtuan që të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Pamjet dramatike të xhiruara pranë aeroportit tregonin tymin e zi të dendur që ngrihej mbi vendin e ngjarjes.

Nuk pati megjithatë shpërthime të mëdha dhe ekipet e zjarrfikësve arritën t`i fashisin flakët. Aeroplani ishte një fluturim i brendshëm nga qyteti i Baidoa-s për në kryeqytet.

Shkaku i rrëzimit të tij nuk është bërë ende i ditur, por ndonëse nuk është saktësisht e njëjta situatë, disa media nxituan ta krahasonin me filmin e njohur “Flight”, ku piloti Whip Whitaker i interpretuar nga ylli hollivudian Denzel Washington kthen përmbys avionin gjatë rrëzimit, në një manovër që shpëton shumë jetësh njerëzish.


Top Channel

You may also like