Si kurrë më parë, dy kombëtare grumbullojnë mbrojtësin për të njëjtën ndeshje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një histori vërtetë interesante mund të ndodhë në sfidën finale midis fituesit të Euro 2020, Italisë dhe Argjentinës që fitoi Copa America. Sipas asaj që raporton “TycSports”, mbrojtësi i Feyenoord, Marcos Senesi mund të grumbullohet në këtë sfidë nga të dy kombëtaret.

Ai ende nuk e ka zgjedhur se kë kombëtare do të përfaqësojë dhe falë pasaportave të tij ka mundësi të zgjedhë dy. Roberto Mancini po mendon të grumbullojë mbrojtësin 24-vjeçar pikërisht në finalen me Argjentinën. Nga ana tjetër edhe Lionel Scaloni po planifikojë të bëjë të njëjtën gjë.

Në rast se diçka e tillë ndodhë, atëherë Senesi do të bëhet futbollisti i parë në historinë e këtij sporti që grumbullohet nga dy kombëtare për të njëjtën sfidë. Gjithmonë nëse kjo ndodh, fansat janë gjithashtu kurioz të shohin se kë kombëtare do të zgjedhë Senesi. /oversport.tv

Foto: Feyenoord Rotterdam, Facebook

You may also like