Si ja dolën të bëhen yje këta këngëtar?

by admin
Spread the love

Shumë të rinj te talentuar kanë qenë pjesëmarrës në “talent shoë” të ndryshëm duke pasur kështu mundësinë që te bëhen pjesë e spektakleve televizive dhe ekranit.

Edhe pse disa prej tyre nuk ja arritën që të shkonin në finalen e madhe, pjesëmarrja në këto programe talentesh u dha mundësinë që të merrnin famë dhe të fitonin zemrat e publikut. Elhaida Dani është një nga këngëtaret, e cila ka marrë pjesë në “Star Academy”, ku ka treguar talentin e saj në këngë dhe që nga ajo kohë është bërë shumë e suksesshme.

Venera Lumani e ka marrë famën shumë më herët se të bëhej pjesë e “The Voice”. Këngëtarja vite më parë gjithashtu ka qenë pjesë e talent shoë “Star Academy” dhe ende sot vazhdon që të jetë aktive në muzikë. Filloreta Raçi ose siç të gjithë e njohin Fifi, ka qenë pjesë e audicioneve të “The Voice of Albania”.

Përveç se një këngëtare, Fifi njihet edhe për shkrimin e teksteve muzikore. Xhensila Myrtezaj është një nga këngëtaret që ka qenë gjithashtu pjesë e spektaklit të zbulimit të talenteve.

Ajo ka qenë një ndër zërat më të pëlqyer në spektaklin “Ethet e së Premtes”. Shumë këngëtare të tjera, mjaft të njohura për publikun shqiptar në ditët e sotme që kanë marrë famë që nga pjesëmarrja e tyre tek Ethet e së Premtes janë Elvana Gjata, Kamela Islamaj, Kejsi Tola si dhe Vesa Luma.

Samanta Karavella ka qenë po ashtu pjesë e spektaklit Ethet e së Premtes. Edhe pse nuk arriti që të shkonte deri në finale, Samanta shfaqi shumë talent në atë kohë dhe sot vazhdon që të jetë shumë e suksesshme. “Kosovarja”

 

 


You may also like