Si ia mbajta të fshehtë Emanuelës, momenti kur shpërtheu në lot në altar

by admin
Spread the love

Ilir Shaqiri ka dhënë pas dasmës një intervistë për “Revista Who”, ku ka folur gjatë për ditën e tij më të rëndësishme.

Iliri tregoi se dasma ishte e gjitha surprizë për Emanuelën, e cila kur e kishte gjetur veten në altar kishte shpërthyer në lot.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua të mbaj një surprizë të tillë për 2 muaj duke organizuar një festë të tillë me “Ami Event”, me ndihmën e Ermalit, me ndihmën e Bleartit që na hapi dyert dhe me ndihmën e shumë personave që na mbështetën për të realizuar këtë ëndërr. Në një moment pata frikë sepse nga fundi prillit nisën disa portale të shkruanin që do ndodhi dasma dhe atë të shtunë unë ndodhesha në Durrës, postova foto duke peshkuar, i kënaqur që surpriza vazhdoi të mbetej surprizë. Përgatitjet e dasmës vazhduan dhe ja dolëm më së miri deri në momentin kur Emanuela doli në altar. Që Emanuela të bindej të vishte fustanet e nusërisë gjetëm pretekst që ne do paguheshim tek një event i disa atelieve dhe unë do shfaqesha me kostumin e Altin Micit, Emanuela me fustanet e “Ami Event”. Emanuelës nuk ia priste mendja fare që mund të ishte një surprizë e tillë. Kur pa nënën, motrën, Emilyn në altar krah kryetarit të bashkisë Erion Veliajt, u shtang. Ishte normale që do shkëputeshin lot nga sytë e saj dhe të them të drejtën dhe unë isha shumë i emocionuar, thashë ‘Ia dola’. Lumturia e saj ishte dyfish lumturia ime.

Ky spektakël, sepse më pëlqen ta quaj të tillë, ishte ndërtuar në katër pjesë:

1.Zbulimi i surprizës, pritja nga Erioni dhe Emily në altar buzë detit.

2.Darka me Orgesën me bandin e saj të mrekullueshëm, më pas pata një surprizë nga mikesha e familjes Irma Libohova, së bashku me Valonin dhe Ermalin, pastaj me Genën dhe bandin e tij fantastik, me kërcime, me veshje tradicionale, me Napolonin, me kërcimin me mamin tim, sepse atë natë përsëritëm valsin e lumturisë të kënduar nga diva jonë Inva Mula, njësoj si në natën finale të “Big Brother VIP” dhe emocionet u përsëritën shumëfish më shumë.

3.Prerja e tortës me fishekzjarre dhe urimi i ditëlindjes së Emanuelës, e cila e kishte pikërisht në 28 maj.

4.Dhe pjesa e fundit buzë detit, me zjarre, me kitarë, me Valonin, me Ermalin, me Genën duke kënduar, duke shijuar pijet e fundit kështu që më mirë se kaq unë nuk besoj se mund të bëhej. Çdo gjë erdhi shumë natyrshëm si spektakël i vërtetë.”, tregoi Iliri.

 

 


You may also like