Si i vlerëson Berisha politikanët: Grida Dumës “i shkel syrin”, Basha aksident, Meta trim

by admin
Spread the love

Teksa PD gjendet ende e përçarë në prag të zgjedhjeve lokale, ish-kryeministri Sali Berisha, duket se ka zbutur tonet ndaj disa deputetëve demokrat.

Së fundmi, Berisha është shprehur me vlerësime për deputeten Grida Duma, edhe pse kjo e fundit disa kohë më parë deklaronte se koha e Berishës ka shkuar.

I ftuar në OraNews, Berisha tha se Grida Duma po i jep përgjigjet e meritura Edi Ramës në Kuvend, ndërsa shtoi se ajo nëse do të kishte një emër të dytë do quhej Nora e Kelmendit.

Ndërkohë Lulzim Bashën, ish-kryeministri e ka konsideruar si një aksident. Për sa i përket Ilir Metës, Berisha tha se ai është trim.

Gazetarja: Lulzim Basha?

Berisha: “Aksident e thashë”.

Gazetarja: Grida Duma?

Berisha:Po të kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit.Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri te ai që nuk e ka se ai që flet në atë mënyrë nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit dhe virtyteve. Por i dha përgjigjen e merituar. Grida i tha se aparatin tretës e ke në tru. Sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomaly”.

Gazetarja: Ilir Meta?

Berisha:Trim”.

Gazetarja: Elisa Spiropali?

Berisha:Elisa vetësakrifica, sakrifikon veten për hiçin”.

Gazetarja: Taulant Balla?

Berisha:I ka mbiemrat e vetë ai, nuk ka nevojë. Bego, Sharra”.

Gazetarja: Belinda Balluku?

Berisha:Miss hedonizmi për të mos i thënë Miss bifteku”.

You may also like