Si i thonë Kardashian në italisht? New York Times vë përballë klanet e motrave influencere

by admin
Spread the love

New York Times ka marrë guximin të krahasojë trion bionde të motrave italiane me klanin më të madh në Amerikë, sa i përket influencës online dhe modës. Chiara dhe Valentina Ferragni u fotografuan krah për krahu njëra-tjetrës dhe u shfaqën në faqen kryesore të “The New York Times”. “Motrat Ferragni përfaqësojnë gjeneratën e re të modës italiane”, shkruhej në kopertinë.

Aty, kujtohet ndër të tjera si nisi karriera e Chiara Ferragnit, e cila u bë e para që nisi me blogun e saj, më pas influencer dhe tani një biznesmene që ka ngritur perandorinë e saj dhe modernizoi modën.

“Kur motra jote është fashion guru dhe mediat italiane të përshkruajnë si ‘familje mbretërore’, të vish e dyta në radhë nuk është aspak keq. Ato janë vajza të ndryshme. Të dyja janë bionde dhe kanë të njëjtin mbiemër, por njëra është Chiara dhe tjetra Valentina, më e vogla e familjes Ferragni, tashmë biznesmene. Ky biznes është i ndërtuar në kontekstin e familjes dhe i ngjan shumë Kradashians. Pra, si thuhet Kardashian në italisht?”-shkruhej më tej në artikull, krah fotove të dy motrave. Kopertina u shpërnda me krenari edhe nga vetë Chiara./revistawho.com

 

You may also like