Si i pastroi Kim akuzat se dëmtoi fustanin e Marilyn Monroe – Shqip

by admin
Spread the love

Fustani që Kim Kardashian veshi në “Met Gala” ngjalli shumë polemika. Ylli i televizionit u akuzua se ka dëmtuar fustanin ikonë të Marilyn Monroe, por së fundmi lidhur me këtë kanë folur vetë drejtuesit e Muzeut Ripley.  Drejtuesit e Ripley kanë konfirmuar se 41-vjeçarja nuk i ka shkaktuar asnjë shqepje apo të ketë humbur disa nga kristalet e fustanit të famshëm.

Që nga fundi i shkallëve ku Kim veshi fustanin e deri në krye të tyre, kur ajo e ktheu, fustani ishte në të njëjtën gjendje fillestare”, u shpreh bordi i muzeumit.

Më tej, Ripley shtoi se fustani është ekspozuar në shumë vende të botës kështu që mund të jetë dëmtuar në çfarëdo momenti.

Kujtojmë që Kim humbi 7.2 kilogramë për të veshur fustanin sepse atij nuk mund t’i kryhej asnjë ndryshim.

You may also like