“Si i bleu Armando Duka të gjithë shokët e mi”, Rudi Vata: Ai duhet të largohet, ka 20 vjet që e mjel futbollin si lopë

by admin
Spread the love

Rudi Vata është gjithnjë i drejtpërdrejtë. Ish-kapiteni i Kombëtares thotë se duhet ndryshim në futbollin shqiptar dhe se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nuk ka çfarë të japë më, sepse deri tani vetëm e ka shfrytëzuar postin që mban.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai argumenton në detaje se çfarë i duhet futbollit shqiptar sot dhe se si mund të ndryshojë situata në të cilën është.

Intervista:

Ju jeni një prej zërave më kritikë për mënyrën se si e ka udhëhequr institucionin e futbollit kreu aktual, Armand Duka, në këto 20 vite. Tashmë që ai ka shpallur sërish kandidaturën për një mandat të pestë…?

Kur ke një lopë të mirë që vetëm bën qumësht dhe këtë lopë nuk e ke pasur kurrë tënden, por ta kanë dhuruar, sigurisht që ti do ta mbash këtë lopë, sepse prodhon dhe qumështi është i mirë. Po të dish ta mjelësh si lopçar, futbolli kështu është.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Si çdo institucion në Shqipëri që milet nga ata persona që janë në krye të tyre, kështu është edhe puna e futbollit.

Është mjelë për 20 vjet në mënyrën më barbare të mundshme. Kaq. Këtu nuk bëhet më fjalë për futbollin. Këtu flitet për lopën dhe biznesin e tyre, sepse këta nuk e kanë mendjen të bëjnë futboll. Nuk kanë si të ndërtojnë futboll, sepse e para, nuk vijnë nga shkolla e futbollit. Futbolli, përveçse është pasion, është edhe një lloj dashurie për lojën. Këtu nuk bëhet fjalë për dashurinë për lojën.

Gjithsesi, ju keni qenë vetë kandidat për kreun e FSHF-së përballë presidentit aktual…

Unë sigurisht që kam qenë kandidat për të qenë president i FSHF-së, por unë si Rud jam mësuar t’i fitoj gjërat me ndershmëri, me punë, me djersë e me sakrifica dhe këtë ia transmetoj edhe fëmijëve të mi, edhe brezave. Sepse, gjëja më e bukur në botë, gjëja që të shijon më shumë është kur t’i nëpërmjet punës, nëpërmjet sakrificave, nëpërmjet qëllimit tënd, nëpërmjet asaj që t’i bën për të dalë te suksesi, e arrin me meritat e tua. Unë çdo gjë jam munduar ta arrij me forcat e mia dhe e kam arritur gjithmonë dhe sot kam, si të thuash, një pozicion komod dhe nuk kam pritshmëri prej askujt, sepse kam punuar për të dalë te qëllimi im. Në Shqipëri, ty ta dhurojnë postin e ministrit, ta dhurojnë postin e zv/ministrit, por edhe postin e kryeministrit. Nuk ka moral në Shqipëri, është vend rrenash. Shqipëria nuk është vend burrash të ndershëm. Diku e kam lexuar, e ka thënë Faik Konica: “Shqipëria nuk bëhet kurrë pa u bërë mashkulli burrë”. Dhe kjo, pa u bërë mashkulli burrë, ka domethënie të madhe. Për t’u bërë burrë i mirë, sepse ka me shumicë meshkuj të këqij. Ne ankohemi shumë prej grekut e serbit, por të këqijat Shqipërisë ia kemi bërë ne, ata që kanë pasur mundësi të kontribuojnë për Shqipërinë këto vitet e fundit. Aty janë bërë masakrat prej shqiptarëve, jo nga serbi dhe jo nga greku. Kështu që, futbolli shqiptar për mua është kthyer në një matrapazllëk ta pashoq, siç është kthyer drejtësia në matrapazllëk, siç janë kthyer pronat në matrapazllëk. Siç është kthyer çdo institucion, nuk ka si të jetë ndryshe FSHF-ja

Lexo lajme interesante

You may also like