Si është marrëdhënia mes Diolës dhe Nitës? Ja të rejat më të fundit

by admin
Spread the love

Brenda ishin mikesha për kokë, jashtë jo vetëm që nuk takohen por as nuk flasin fare me njëra-tjetrën.

Diola Dosti ia hodhi fajin “impenjimeve”, por me fjalët e saj la të kuptohet se mes vajzave s’ka më shoqëri.

E ftuar në Breaking”, Diola u shpreh për shoqërinë e saj me Nitën:

“Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve.

Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë “Big Brother” ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother”.

Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ne i jemi falenderues produksionit të Top Channel, ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por është e mira të qetësojmë gjakrat”.

You may also like