Si do kontrollohen bastet online? Zbardhen prapaskenat dhe mënyra si do funksionojnë në Shqipëri

by admin
Spread the love

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli deklaroi se qeveria do t’i kontrollojë bastet online.

Në një intervistë për Euronews, Ylli u shpreh se çdo person që do dëshirojë të vendosë baste online, do duhet të vendosë kartën identitetit dhe të deklarojë se ku i merr paratë për të luajtur.

“E dini që sot bastet janë të hapura dhe nuk janë mbyllur kurrë? Si kanë mbyllur qeveri, shumë herë më të mëdha se Amerika, Italia dhe Franca. Vesi nuk mbyllet me ligje. Nuk i mbyll dot, nuk i mbylli Enver Hoxha. Tani do t’i kontrollojë online. Që ti të luash, do fusësh kartën tënde të identitetit, do dalë fytyra këtu, do thotë sa lekë merr ti? Ku i gjen 30 mijë dollarë që luan? Do vijë krimi ekonomik dhe do të kapë”, theksoi ai.

Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online. Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku parashikohet rifutja në legjislacion e basteve sportive online.

Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit.

You may also like