Shyqyr nuk e pashë, se…

by admin
Spread the love

Prej gati nëntë vitesh, aktoren dhe artisten e njohur shqiptare, Marjana Kondi nuk e shohim të jetë pjesë e skenës së Teatrit Kombëtar. Sa herë i është dhënë mundësia, aktorja ka reaguar rreth kësaj çështje, teksa kujtojmë që Marjana është larguar nga puna në kohën e ish-Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Mirëpo, edhe pse duket e çuditshme, nuk ka një arsye se pse aktorja nuk është më pjesë e Teatrit Kombëtar, teksa as vetë Marjana nuk e di se pse nuk ka qenë më pjesë e trupës së aktorëve. Por, një lajm i mirë vjen së fundmi.

Marjana Kondi do të rikthehet së shpejti në Teatër me Dramën ‘Gjaku i Martirëve të Kombit’. Një lajm që ka gëzuar jo vetëm aktoren, por edhe të gjithë fansat e saj. Rikthimi i aktores në Teatër duket se erdhi menjëherë pas ndërrimit të drejtorit të këtij institucioni, Hervin Çuli, për të cilin ajo ka disa rezerva.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘E diell’, Marjana ka treguar se është ndjerë keq kur është rikthyer në Teatër dhe të tjerët i tregonin se si dukej, ndërsa për Hervinin tha se për fat të mirë nuk e kishte parë në sallon, sepse nuk i dihej se ç’mund të ndodhte.

“Në momentin e parë kur hyra në Teatër, Alba më tregonte Teatrin, skenën, dhomat e provës. Nuk u ndjeva mirë. Në vend që t’ja tregoja unë Teatrin, ndodhi e kundërta. Shkela në momentin kur ish-drejtori i TK është larguar, shyqyr që nuk e pash nëpër sallon, se ku i dihet njerëz jemi”, u shpreh Mariana Kondi.

You may also like