Shuplaka ndaj Luizit, Kejvina përjashtohet nga Big Brother Vip Albania

by admin
Spread the love

Produksioni i reality show ‘Big Brother VIP Albaia 2’ ka marrë vendim që të diskualifikojë nga gara konkurrenten, Kejvina Kthella, raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim erdhi pas veprimeve të Kejvinës ndaj konkurrentit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, në spektaklin e të shtunës mbrëma.

Pas përfundimit të spektaklit në rrjete sociale janë publikuar pamjet e momentit kur i gjithë debati tepër i fortë verbal eskaloi në dhunë fizike, ku shihet Kejvina teksa godet me shuplakë Luizin.

Kjo pas komenteve ofenduese sipas saj, nga ana e Luizit.

Gjatë reklamës, Kjevina u ngrit nga kolltuku dhe goditi dy herë me shuplakë në fytyrë Luizin, për komentin që ky i fundit bëri.

Nga ky gjest, asnjëri prej banorëve, përveç Bjordit nuk reagoi, madje gjatë javës, thuajse të gjithë i dhanë të drejtë Kejvinës për veprimin e kryer.

Gjesti i Kejvinës krijoi debat në studio mes banorëve.

Arbana: Pse nuk foli askush, kur ju pyeta se çfarë ndodhi?

Luizi: Ata nuk kishin çfarë thonin, pasi nuk e dinin që Kejvina do e bënte atë llloj veprimi. Kjo është arsyeja pse ata nuk reaguan.

Tea: Luiz ajo që the ti ishte shumë e rëndë.

Kejvina: Kishte dhunë verbale dhe psikologjike nga ana e Luizit. Unë nuk po justifikoj veprimin tim, sepse nuk është diçka për t’u bërë, por përpara aktit tim, djali në fjalë më ka dhunuar psikologjikisht dhe verbalisht. Çfarë donte ai? Donte këtë?

You may also like