Shumicë të re për reforma, dera për AAA-në e hapur – Shqip

by admin
Spread the love

ASH ME DEKLARATË TË ZOTIMEVE QEVERISËSE

Hapi për shumicë më të madhe parlamentare për reforma, politika ekonomike dhe integrim në BE edhe zyrtarisht hyri në procedurë parlamentare – thonë nga LSDM-ja. Sipas tyre, sic njofton KlanM, me kyçjen e ASH-së si partner të ri të koalicionit qeveritar sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe efikasitet më të madh të Kuvendit dhe institucioneve.

‘Në kohën kur ende zgjat kriza ekonomike dhe energjetike, të mos ketë ligje të bllokuara në Kuvend. Në kohën kur kemi parti politike sikurse “Levica” dhe VMRO-DPMNE që aktivisht punojnë kundër anëtarësimit në BE, me rëndësi është që bashkërisht të punojmë për realizimin e qëllimeve strategjike” – Darko Kaevski, deputet i LSDM-së.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, i kanë dërguar mesazhe Alternativës se dera e bashkëpunimit vazhdon të jetë e hapur.

“Dhamë hapësirë dhe propozim zgjidhje që me kuadrin e tyre kadrovik të japin kontribut në koalicionin, por fatkeqësisht nuk kanë dhënë propozime që në fakt kanë vendosur ta ndërpresin bashkëpunimin deri në këtë moment. Dera është e hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm” – tha Kaevski, deputet i LSDM-së.

Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët, para opinionit ka publikuar Deklaratën e zotimeve qeverisëse, të dakorduar midis Kryetarit, Arben Taravari dhe Kryeministrit, Dimitar Kovaçevski.

Janë përcaktuar pesë prioritete të ndara në 22 zotime konkrete, për të cilat, sic thonë ASH-ja, do të angazhohet me tërë energjinë deri në fund të legjislaturës.

”Futja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri është e bazuar në parimet e demokracisë së brendshme dhe të demokratizimit të shoqërisë, në një kohë kur Maqedonia e Veriut përballet me kriza të shumëfishta, që të gjitha përcaktuese për orientimin pro-perëndimor të vendit. Aleanca për Shqiptarët po merr përgjegjësinë si parti shtetndërtuese, e bindur se me sinqeritet dhe me pastërti, me transparencë dhe demokraci, do të prodhojmë vlera dhe rezultate, për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e ekonomisë, demokracisë dhe drejtësisë në Maqedoninë e Veriut” – thonë nga ASH-ja.

Nuk jemi gati të mbështesim partnerin e ri të Qeverisë nëse kërcënohet me destabilizim, radikalizim dhe riorganizim të Maqedonisë, duke ndarë qytetarët sipas bazës etnike rreth ndryshimeve të paralajmëruara kushtetuese. Njoftimi, sic njofton KlanM, vjen nga partneri I vogël I socialdemokratëve – Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, përmes një letre drejtuar Kryeministrit Kovaçevski.

Ata mes tjerash kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor ku vendi do të behj një njësi zgjedhore, departizim të institucioneve, reforma në systemin gjyqësor, transaperncë të procedit të skriningut, formimin e fondit për të rinjtë, balancues gjatë punësimeve e të ngjashme. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like