Shumica e banorëve kanë hyrë për t’i bërë fresk Luizit, sivjet mungon hareja mes tyre

by admin
Spread the love

Ardit Çuni, këngëtari i njohur shqiptar, të cilin prej muajsh e shohim edhe në rolin e opinionistit në ‘Big Brother Fan Club’ ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Live from Tirana” dhe ka komentuar banorët e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Ai tha de këtë vit ka shumë toksicitet dhe mungon hareja, pasi banorët parapëlqejnë të luajnë më shumë sesa të jetojnë këtë eksperiencë.

“Nuk e kanë jetuar asnjë ditë. Ky është BBV më strategjik, çdo banor ka hyrë dhe e ka mendjen vetëm tek loja, kanë ardhur me mendime të gatshme, kanë ardhur të përgatitur. Unë jam pro që një reality show është më bukur kur e jeton siç e jeton dhe jashtë.

Ka shumë toksicitet këtë vit, energji të rëndë dhe mendoj që mungon shumë hareja, dashuria, lidhja me njëri-tjetrin që në edicion të parë e kemi patur shumë. Ne kemi pasur më shumë respekt për formatin, vjet ka pasur 4-5 zarfe të zinj ndërsa këtë vit ka pasur mbi 20.(qesh)

Nuk ka respekt për lojërat, publiku nuk mban mend provat e javës. Më vjen keq se kur banorët kanë dalë kanë thënë që nuk e kanë shijuar. Shumica kanë hyrë për t’i bërë fresk Luizit.

You may also like